ShowBiz
30 September 2021
“Me pistoletë e thikë te koka”, dalin pamjet kur u kidnapua “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braci

“Mbreti i Instagramit”, Kozak Braci në një video live në Instagram, ka zbuluar detaje nga momenti kur ai u kidnapua nga disa persona.

Reperi shqiptar ka treguar se ai është marrë peng nga 13 persona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në video live në Instagram, Kozak zbulon pamje nga ky moment i cili ndodhi javën e kaluar.

Ai gjithashtu ka treguar se kur po e fusnin në veturë, ishin dy persona brenda në të, ku të dy ishin me armë, dhe njëri i vuri pistoletën te koka.

“Më vunë pistoletën te koka, dhe thikën, thashë më vranë”, thotë Kozak në video.

Kozak Braci dyshohet se u rrah nga njerëz të afërt të Fabio Dushkut, i burgosur në një nga burgjet në Greqi./Reporteri.net/

https://video.gjirafa.com/untitled-design-mp4-15



Të ndryshme
Më shumë
Trump: Rrëzimi i avionit F-15 nuk ndikon në negociata 4 April 2026
Rama në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër BE-së! 1 July 2025
Vuçiqi i shqetësuar: Serbia po zbrazet, s’do të mbetemi as 5 milionë banorë…23 September 2021