ShowBiz
1 October 2021
Duda Balje me set të ri fotografik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është vënë jo pak herë në fokus të mediave për pamjen e saj të jashtme.

Ajo është shquar si një prej deputeteve më atraktive dhe elegante të parlamentit, me çka ka ndikuar që ajo të jetë mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Balje ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin ka pozuar në një stil mjaft elegant dhe unik.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e këtij seti, në të cilin është shfaqur me një fustan të gjelbër me mëngë të gjata.

Me dukjen atraktive prej biondeje dhe flokët e kapura nga mbrapa, Duda është dukur mjaft tërheqëse në këtë fustan të dizajneres Diba Celina.


Në një tjetër fotografi, deputetja e SDU-së mund të shihet në veshje të zezë, të kombinuar me një jelekë ngjyrë portokalli, i cili krijon një kombinim që i rri mjaft bukur përshtat.


Fotografitë e këtij seti janë realizuar nga Labinot Gashi, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për dukjen e deputetes.



Të ndryshme
Më shumë
Fansat “kryqëzojnë” Melinda Ademin pasi bën TWERK para fëmijëve në koncert! 9 August 2021
Qeveria pa masa konkrete për uljen e çmimeve të karburanteve, opozita rrit presionin17 March 2026
Oriola e bën sërish, mahnit me format e admiruara trupore30 August 2021