Nga Vendi
4 October 2021
Salla “Boris Trajkovski” në Shkup mbyllet për vaksinim

Nga sot nuk ka marje të vaksinave në sallën e vogël të qendrës sportive A1 Arena “Boris Trajkovski”.

Jozyrtarisht pika e vaksinimit është mbyllur përshkak mos interesit për vaksinim, por nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se salla është dashur të shfrytëzohet për aktivitete tjera, transmeton Zhurnal.

Pika ishte hapur në javën e parë të muajit gusht kur u vendos masa që në kafene nuk mund të futeni pa së paku një dozë të vaksinës dhe kështu qytetarët u ngritën në këmbë të vaksinohen me qëllim që “të mos ngelen pa espresso e makiato”. Në sallë u vendosën 20 pozita për vaksinim, ndërsa jepeshin vaksinat Fajzer dhe Sinovak. Gjatë një dite vaksinoheshin diku nga 700 qytetarë.

Të gjithë qytetarët të cilët dozën e parë e kanë marë në këtë vend, për revaksinim mund të shkojnë në cilëndo poliklinikë në kryeqytet. Në Shkup mund të vaksinoheni në poliklinikat në Çair, Bukuresht, Jane Sandanski, Gjorçe Petrov, Draçevë, Çento dhe Shuto Orizare.

Përdnryshe të premten që kaloi, nga përdorimi u tërhoqën dhe u shkatërruan 13 mijë doza vaksina Pfizer përshkak se iu kishte skaduar afati.



Të ndryshme
Më shumë
Haxhiu viziton Dardanet para ndeshjes me Bullgarinë, mesazh mbështetjeje për vajzat18 April 2026
Zaev: Pagat janë rritur minimum 6.000 denarë për katër vite28 October 2021
Rusia regjistron vaksinën kundër Covid19, vaksinohet vajza e Putinit11 August 2020