Nga Vendi
5 October 2021
Pendarovski në Greqi, vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në Athinë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Greqi. Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti maqedonas në Greqi.

Pendarovski do të pritet nga homologia e tij greke Katerina Sakelaropulu, me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas do të kenë takim dypalësh.

Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, si dhe me kryetarin e Komunës së Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Si liderë përgjegjës të të dy vendeve, kemi detyrë të krijojmë kishte për afrim më të madh të popujve tanë. Për këto arsye udhëtojë në Athinë dhe më vjen mirë që të kemi vizitë kthyese”, tha Pendarovski në një deklaratë për mediat greke.

Gjatë vizitës së tij, Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet, 2606 vëzhgues vendorë e të huaj15 July 2020
Fauci: Ka gjasë që do të nevojiten tri doza për mbrojtje të plotë 3 September 2021
Banorët e fshatrave të Gostivarit kundër këtij koalicioni ASH-VMRO: “Çka s’ka fol Sela për VMRO dhe sot u bënë bashkë” 1 October 2021