ShowBiz
5 October 2021
Pasi i theu hundën një personi në diskotekë, Rinor Hykolli pas tre muajsh arrestohet

Prokuroria Themelore në Gjilan këtë të hënë ka ndaluar të dyshuarin R.H me kohëzgjatje prej 48 orëve me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Mësohet se R.H., është Rinor Hykolli, apo siç njihet në publik, menaxheri i këngëtares Tayna.

Sipas prokurorisë, Hykolli dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh., pas një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

“I dyshuari R.H., në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 Korrik 2021) më 22 Korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet tutje në njoftim.

Në gusht të këtij viti, Policia e kishte shpallur në kërkim Rinor Hykollin, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.



Të ndryshme
Më shumë
Me një foto të ëmbël, Olta Gixhari zbulon gjininë e fëmijës që po pret25 July 2020
Veles, kallëzim penal ndaj një personit për shkak të organizimit të dasmës11 August 2020
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 42-të, shtetasit e RMV-së pa viza mund të udhëtojnë në 129 vende15 October 2025