Nga Vendi
5 October 2021
Carovska i falënderoi mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën në kushte të pandemisë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ua uroi Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit – 5 Tetori punonjësve arsimorë duke shprehur falënderim për përkushtimin dhe punën e bërë në kushte të vështira për mësim gjatë një viti e gjysmë.“Sot, kur e shënojmë Ditën Botërore të Mësimdhënësve, shpreh mirënjohje të pamatshme për të gjithë punonjësit e arsimit për përkushtimin dhe punën vetmohuese të cilën e bënë në vitet shkollore shumë të rënda në kushte të pandemisë dhe na mundësuan që të kemi vazhdimësi në procesin arsimor. Me guxim u përgjigjët edhe për ndryshimet pozitive që i vendosim për arsim më cilësor dhe bashkëkohor, gjatë kësaj shpejtë duke e adaptuar për programet e reja mësimore dhe librat digjitale. Shkojmë përpara drejtë sfidave të reja me të cilat të gjithë bashkë do të bëjmë sistem arsimor i cili do të jetë krenaria jonë”, shkroi Carovska në profilin e saj në Fejsbuk.



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupi shtyn dasmën me biznesmenin e divorcuar i njohur ndryshe si "Baba i tenderave", Historia e fshehtë 9 vjeçare e dashurisë13 September 2021
Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni22 November 2021
Arbër Ademi mbështet protestën e studentëve, kërkon drejtësi për arsimin në shqip 4 April 2026