Nga Vendi
8 October 2021
Gashi: Duhet të bëhemi bashkë për të ndaluar ikjen e rinisë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka thënë se të gjithë partitë shqiptare duhet të mblidhen bashkë për të hartuar një plan që i ndalon të rinjtë të ikin nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi gjithë vëllezër e motra, ne ua duam të mirën shqiptarëve, hajdeni të bëhemi bashkë dhe të garojmë për të mirën e shqiptarëve e jo të fyhemi dhe të shahemi mes vete. O Ali AHmeti hajdeni të bëhemi bashkë dhe të ndalim ikjen e rinisë tonë. Ky është akti patriotik më i madh që mund ta bëjmë”, deklaroi Gashi nga Bogovina.

Përndryshe, Gashi ka bërë gjithashtu disa aktivitete më herët në këtë temë duke folur me qytetarët. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!23 September 2025
Protestë e re e sindikatave në Shkup, kërkohet pagë minimale 600 euro14 March 2026
“Dhimbje që mbetet në zemër”, Fjoralba Ponari rrëfen mes emocionesh humbjen e nënës16 November 2026