Nga Vendi
8 October 2021
7 vjeçari milioneri më i ri në vend! Tetovari fiton 40 milion denarë nga lojërat e fatit

Një shtatë vjeçar është milioneri më i ri në vend me të ardhura prej një milion e 16 mijë 947 denarë, ndërsa milioneri më i vjetër i ka 96 vjet me të ardhura prej 4 milion 570 mijë e 535 denarë. Ndërsa në listën e pagave më të larta janë ndarë në shëndetësi, barnatore, ruajtja e bagëtisë, duhan dhe lojërat të fatit.

“Shkupjanët dominojnë në pagesë të të ardhurave më të larta nga kryerja e pavarur e një veprimtarie. Vlera më e lartë është 73,5 milionë denarë. Në 10 vende më të larta, në listën janë avokatë, noterë, përmbarues, hotelierë, instalues të energjisë elektrike dhe prodhues të ambalazhit prej letre. Një qytetar i Resnjës ka realizuar të ardhura më të larta nga shitja e produkteve bujqësore edhe atë 32,2 milionë denarë”, deklaroi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.
Qries
Ndërkohë të ardhurat më të larta të fituara në bazë të punës së kryer arrijnë deri në 63,2 milion denarë në nivel vjetor, për shërbime të përkohshme kryesisht ndaj kompanisë për prodhim të piejeve alokoolike dhe joalkoolike.

“Një qytetar i Shkupit ka realizuar të ardhura bruto më të larta nga nga dhënia me qira të pronës, tokës, banesave dhe zyrave afariste – 50 milionë denarë. Një shkupjan radhitet i pari me të drejta autoriale i cili ka realizuar 15,4 milionë denarë. (12:10-39) Fitimi më i madh i lotarisë, kazinove dhe lojërave të fatit është një qytetarë nga Tetovë, fitimi I të cilit është 40 milion denarë”, deklaroi Llukarevska.

Ndryshe një shkupjane vullnetarisht ka paraqitur të ardhura bruto në vlerë prej 449, 6 milionë denarëve, të cilat janë përfshirë edhe në në përllogaritjen për të ardhurat personale.



Të ndryshme
Më shumë
Kohë më parë deputetja Mesila Doda i replikonte Mukit: ‘Për Iliridën nuk më ndalojnë të flas sllavët, e as dhëndurët e sllavëve”11 July 2020
Refuzohen të gjitha paditë e koalicionit ASH-AAA22 July 2020
Bekteshi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakoheshme parlamentare 8 October 2021