Nga Vendi
10 July 2020
Arrestohet një banor i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar

Mbrëmë në Aeroportin e Shkupit është ndaluar personi M.M. 28 vjeç nga Gostivari, i cili më pas është dërguar në Stacionin policor Gostivar, për shkak se kërkohej nga Zyra e jashtme për punë kriminale-Gostivar.

Më 6 korrik të këtij viti ndaj tij është ngritur padi penale për “rrezikim të sigurisë”, që ndëshkohet në bazë të nenit 144 alineja 4 nga Kodi Penal.

M.M. dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar, gjegjësisht rrezikuar sigurinë e një funksionari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

M.M. pritet të paraqitet para gjykatësit hetues në Gjykatën e Gostivarit.



Të ndryshme
Më shumë
Sejdiu: Rugovës ia bllokuan fondet, ai e dinte se lufta do të ndodhë 4 August 2021
Të punësuarit në institucione të jenë në dispozicion për regjistrimin, rekomandon Qeveria25 August 2021
Greqia dhe Turqia përplasen sërish në Egje, energjia e gjelbër rikthen tensionet20 August 2026