Nga Rajoni
11 October 2021
Vulin: Serbia do t’i marrë armët më të fundit nga Rusia, çdo rusofobi është serbofobi

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se ushtria dhe policia e Serbisë do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia.

Ai nuk dha detaje në një intervistë për agjencinë RIA Novosti, por tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Rusinë, do të bëhen “shumë më të forta”.

“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha Vulin.

Ai përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

“Për sa kohë që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak”, tha Vulin.

“Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”, shtoi Vulin.



Të ndryshme
Më shumë
Aliu: Sëmundjet e rralla nuk janë të rralla për ata që jetojnë me to — këtë vit janë siguruar 58 ilaçe për 430 pacientë11 November 2025
Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni27 September 2021
Bertan Asllani në lidhje dashurie me aktoren e njohur turke17 June 2021