Nga Vendi
12 October 2021
Regjistrohen 130 raste të reja me Covid në Maqedoni dhe gjashtë persona humbin jetën

Në Maqedoni, nëpër laboratoret e vendit janë realizuar 1843 testime për Covid-19 dhe 130 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Më shumë raste ka në Shkup (88) ndërsa nëpër qytete tjera ka më pak se 10 raste.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar gjashtë persona të vdekur, ku dy prej tyre janë në Kumanovë, dhe nga një në Shkup, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Strumicë, njofton Telegrafi Maqedoni.

I vdekuri më i ri është në Kriva Pallankë (27 vjeç) kurse më i moshuari është në Tetovë (85 vjeç).

Gjithashtu janë regjistruar edhe 423 të shëruar nga numri i rasteve aktive për ditët e kaluara.

Rastet aktive në Maqedoni mbeten të jenë: 6658 raste. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Real Madrid fiton 85 milionë euro në një muaj 3 August 2020
Vjosa Osmani nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes krah SHBA-së: Moment historik për Kosovën23 January 2026
Shqipëri :3 viktima dhe 71 raste të reja me COVID-19 6 July 2020