Kuriozitete
12 October 2021
Gjermania kërkon shoferë, paga 2300 euro

Rritja e transportit duket se është e pandërprerë me kompanitë shumëkombëshe që kërkojnë vazhdimisht drejtues të rinj profesionistë për nevojat që dalin, duke dhënë paga të kënaqshme për të plotësuar menjëherë vendet e lira.

Midis tyre janë kompanitë në Gjermani të cilat po kërkojnë jo një ose dy, por 500 shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre, shkruan “Newsauto.gr”.

“Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV në [email protected]” shkruan media greke.

Gjithashtu Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi pyet: Pse Sela dhe Taravari nuk ishin në Tetovë?16 September 2021
Burri sulmon gruan 18 herë me thikë pasi ia kërkoi ndarjen, zgjohet nga koma pas 40 ditësh23 June 2021
Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-1926 August 2021