Nga Vendi
12 October 2021
Grubi nga Struga: Ramiz Merko ja ka FIKUR dritat politikisht atij që nuk pati guxim t’i del përball

A e dini kush “SUN RI ME NEVE”, qe 4 vjet u bënë e assesi “SUN RIN ME NEVE”, e ka çuar Ramiz Merko në pension politik përjetësisht, ja ka fikur dritat. Ramiz, vërtet shumë po më vjen keq që ai që ja fike dritat e që nuk e lë me nejt me neve, nuk e gjeti guximin mu përball edhe njëherë me ty. Me këto fjalë e nisi fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Strugë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve.

“Nuk e di a e patë një takim buzë liqenit para dy ditëve? Nuk i shpëton vëllezër, as VMRO-ja, as Aleanca, as Alternativa, asnjë koalicion përball juve, përballë shqiptarëve të rreshtuar prapa Ramiz Merkos dhe Ali Ahmetit. Ramiz Merkos me udhëzim të Ali Ahmetit e patë që i qëndron në dispozicion i gjithë parlamenti me Talat Xhaferin, e gjithë Qeveria me Fatmir Besimin, Bujar Osmanin, Jeton Shaqirin, Kreshnik Bekteshin, Naser Nuredinin, 5 zëvendësministra, 5 sekretarë shtetëror, me dhjetëra drejtor e zëvendësdrejtor, të gjithë jemi ushtarë të Ramiz Merkos,” ka deklaruar Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
DJ Gimbilo reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 519 March 2026
Mexhiti për Taravarin: Nga rruga e Arbën Xhaferit përfundoi në rrugën e Ali Ahmetit14 May 2025
Fatos Nano në gjendje të rëndë20 October 2025