Nga Vendi
14 October 2021
ASHMAA Maqedoni: Heshtja zgjedhore fillon më 16 tetor

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i njofton radiodifuzerët se më 16 tetor, deri në orën 19:00 më 17 tetor, vlejnë rregullat për heshtjen zgjedhore.

Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të njoftojnë për procesin zgjedhor, por ndalojnë të gjitha format e prezentimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, potencojnë nga ASHMAA.

Sipas Kodit zgjedhor, për shkeljen e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çfarëdo informacioneve, fotografive, materialeve audio dhe audiovizuele që lidhen ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit e zgjedhjeve, çfarëdo formash të raportimit mediatik të cilat janë të hapura ose të mbuluara në funksion të fushatës së dikujt që të ndikojnë mbi vendimin e votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/apo individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit si edhe deklarata të kandidatëve në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe të bartësve të funksioneve në organet e pushtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, 471 dënime për tre orë për vozitje të pakontrolluar28 June 2021
BDI: Raporti i KE-së konstaton dështimin e vendit21 November 2025
Prej sonte në mesnatë do kemi këto çmime për derivatet e naftës23 August 2021