Nga Vendi
14 October 2021
Ahmeti për Deharin: “Trimin vrae, por hakun mos ia ha”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Kërçovë gjatë  fjalimit  të  tij u shpreh se Fatmir Deharin e vlersojnë qytetarët për punët që i ka bërë e jo për fjalët ku mes tjerash tha “Trimin vrae, por hakun mos ia ha”, ai gjithashtu shprehi  përkrahjen ndaj kandidaturës së Fatmir Deharit duke e vlerësuar lartë punën e tij të dëshmuar në krye të komunës.

“Jam sot këtu me të gjithë së bashku për të dhënë përkrahje Fatmir Deharit. Jemi me ju për 20 vite me rradhë që të dalim faqebardhë në të gjitha fushëveprimtaritë. Ky është mandat për shkëlqim sepse Agjenda e blertë tërë sistemimin e ambientit të projektuar në të gjitha sferat pritet epilogu përfundimtar të fillojnë punimet dhe fshatrat e qyteti jonë të lulëzojë. Në projekt e sipër është gazifikimi që vitin e ardhshëm të depërojë në Kërçovë që ndihmon Agjendën tonë të mos ndotet ajri. Mbi shpatullat e mia ka përgjegjësi të mëdha në përzgjedhjen e kuadrove përfshirë dhe Fatmir Deharin. Unë shfrytëzoj tre instanca, bazën-degën, qendrën ku jam dhe unë si dhe popullin. Dhe unë e respektoj vullnetin e shumicës së popullit sepse ky është kapitulli i ri”, ka theksuar kryetari i BDI-së Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Ademi: Fitues i zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë shqiptare është OBRM-PDUKM17 November 2025
LSDM: OBRM-PDUKM shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind10 September 2020
Matoshi për marrëveshjen në Bruksel: Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve 1 October 2021