Nga Vendi
10 July 2020
ARTISTËT E KOMBIT NË MBËSHTETJE TË KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTAR NË R.M.V

Pedagogu i njohur Zhani Ciko i cili për shumë vite drejtor artistik i orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit shqiptar, për një dekadë drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit shqiptar, i dekoruar me titullin “Ylli i artë akademik ndërkombëtar” dhe titullin “Mjeshtër i madh” ka një porosi për të gjithë shqiptarët. Duke qenë se shpirtërisht është i lidhur me të gjitha proceset e rëndësishme shqiptare ai me entuziazëm e ka pranuar idenë për kryeministër të parë shqiptar në RMV. Maestro Ciko kujton momentet kyçe në Maqedoni si: themelimi i universiteteve, kryetari i parë i Parlamentit, krijimi i institucioneve kulturore në vecanti themelimi i ansamblit kombëtar shqiptar, orientimin në Nato e BE q? janë pasqyrë e një pune të jashtëzakonshme për dinjitet dhe barazi. Përmes një videomesazhi ai iu drejtohet të gjithë shqiptarëve duke I ftuar që të bëhen bashkë dhe me 15 korrik të votojnë kryeministrin shqiptar sepse kështu do të realizohet ëndërra e brezave të tërë!



Të ndryshme
Më shumë
Hashim Thaçi feston ditëlindjen, i biri e uron me fjalë plot mall dhe krenari24 April 2026
Trump: SHBA nuk ka nevojë për aleatë në Ngushticën e Hormuzit17 March 2026
“Pa filtra e me 4 orë gjumë dukem bukur”, Albërije Hadërgjonaj sfidon komentet negative për pamjen e saj 4 August 2021