Nga Vendi
15 October 2021
Mickoski: Duhet t’i jepet fund gjuhës së urrejtjes, qytetarët kanë probleme të përbashkëta

“Gjuha e urrejtjes, veçanërisht ajo që i ndan qytetarët në baza etnike ose fetare, duhet të ndalet”.

Këtë e tha në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Siç theksoi, më të rëndësishme për qytetarët janë problemet ekzistenciale.

“Nuk po flas vetëm për OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, por po flas për të gjitha partitë politike në Maqedoni në përgjithësi. Në Maqedoni, njerëzit kanë probleme thelbësore ekzistenciale, ata luftojnë për të ngrënë … mendoj se këtë herë, pavarësisht nëse jemi maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, boshnjakë … të gjithë kemi një qëllim, dhe ai është të kemi sukses së bashku se me çka edhe Maqedonia do të ketë sukses”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Bajram Rexhepi ushtron të drejtën e votës 19 October 2025
Data kur do të mbahet bashkëbisedimi i Berishës me diasporën shqiptare në SHBA27 November 2021
Tateshi: Sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë17 September 2021