Nga Bota
15 October 2021
Nënshkruhet marrëveshja për furnizimin e 40 mijë dozave të vaksinave kundër gripit sezonal në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë, nënshkroi marrëveshje për furnizimin e 40.000 dozave të vaksinave katërvalentëshe kundër gripit. Qasja dhe dërgesa e vaksinave varet prej prodhuesve.

Këtë për AIM e thanë nga Ministria e Shëndetësisë prej ku theksojnë se me kohë e kanë zbatuar furnizimin e vaksinave për gripin sezonal.

“Qytetarët të cilët janë vaksinuar me vaksinë kundër Kovid-19, në afat prej dy ditësh, gjegjësisht 14 ditë pas dozës së dytë, mund të vaksinohen me vaksinë kundër gripit sezonal – është rekomandimi i Komisionit për imunizim”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Një shtetas i RMV-së kapet me drogë në Gjermani30 September 2021
Erdo?an: Turqia së shpejti me vaksinën e saj ‘Turkovac’22 September 2021
Angellovska: Janë paguar 14 milionë euro për kartelën vendore pagesore 6 July 2020