Nga Vendi
15 October 2021
Në Maqedoni janë rivaksinuar 45 përqind e popullatës së rritur

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2,504 doza vaksine, nga të cilat 713 janë aplikuar si doza e parë, 1,730 janë rivaksinuar dhe 57 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Deri më 14 tetor, gjithsej janë vaksinuar 797,988 qytetarë, prej të cilëve 758,001 janë rivaksinuar, ndërsa 1,039 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.

“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, dhe me dy doza mbulon 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë vaksinohen, dhe 35% e popullsisë në vend morën dy doza vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Këta janë pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve 8 August 2020
Tayna: “Tri koncerte i bëj në një natë, kështu që xhepi im nuk është kurrë i thatë”26 July 2021
9-vjeçari shkon në rezidencën e kryeministrit të Britanisë, kërkon ndihmë për një recetë të kanabisit17 June 2021