Nga Rajoni
15 October 2021
Gazetari i POLITICO’s për nominimin e Hill-it në Serbi: Amerika u kthye!

Gazetari i gazetës amerikane Politico, Andrew Gray ka reaguar pas nominimit të Christopher Hill për ambasador të SHBA-së në Serbi, duke thënë se kjo është një lëvizje e madhe.

Gray përmes një cicërime në Twitter ka thënë se të paktën në Ballkan, Amerika është kthyer.

“Lëvizje e madhe. Në Ballkan, të paktën, Amerika është kthyer”, shkroi ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nominuar diplomatin e njohur, Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi. Hill pritet që të konfirmohet nga Senati amerikan para se të marrë zyrtarisht detyrën.



Të ndryshme
Më shumë
Bexheti reagon pas kallëzimit penal: Mos mendoni se me shantazh mund të me ktheni pas13 November 2025
Maqedoni: Në dy ditët e para janë regjistruar mbi 136 mijë persona 7 September 2021
Integrimi evropian, Zaev pret rezultat pas zgjedhjeve në Bullgari 4 October 2021