Nga Vendi
18 October 2021
Tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoni

Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Rrjeti sizmologjik në Maqedoni, tërmeti është regjistruar në orën 22:13, përcjell Telgerafi Maqedoni.

Tërmeti kishte magnitudë lokale ML4.8 dhe u ndje nga popullata, veçanërisht në pjesët veriperëndimore me intensitet prej III gradëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ndryshe, nuk janë raportuar për dëme nga ky tërmet, por disa qytetarë në Shqipëri, të frikësuar lëshuan shtëpitë e tyre.

Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, rihapet rasti për italianin 56 vjeçar 10 September 2026
Vlado Buçkovski zgjidhet kryetar i Senatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” 5 July 2026
“Ç’të mbeti, vij e bëj unë”, Ndrenika në gjykatë, përshëndet Veliajn në seancën gjyqësore 8 May 2026