Nga Rajoni
11 July 2020
Ushtria refuzon urdhërin e Vuçiç për të shtypur protestat në Beograd

Policia u përplas sërish me protestuesit në Beograd, teksa u shënua nata e tretë e protestave të dhunshme. Demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë urdhrin që ndalon grumbullimin e njerëzve. Edhe këtë herë, protestuesit sulmuan godinën e parlamentit, duke tentuar që të futen brenda. Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe përplasja u zhvendos në rrugë. Ndërkohë portali Nova në Serbi raporton se ushtria ka refuzuar urdhrin për të marrë pjesë në shtypjen e protestave. Portali shkruan se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: Asnjë “referendum” nuk mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!14 October 2025
Arben Fetai emërohet i Dërguar Special për Bashkimin Evropian me seli në Bruksel30 July 2026
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut 2 September 2020