Nga Vendi
19 October 2021
Komisioni Evropian sot publikon raportin për Maqedoninë e Veriut

Komisioni evropian pasdite do t’i prezantojë raportet për përparimin e procesit reformues për gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret konfirmim për fillim të negociatave.

Mbledhja e Parlamentit Evropian do të nisë në ora 15:00, derisa në orën 17:15 pritet të ketë konferencë për media nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi.

Periudha kohore të cilën e mbulon ky raport përfshin vitin 2020 dhe pjesën e këtij viti deri në verë. Kësaj radhe për të gjitha shtetet raporti flet edhe për përballjen me pandeminë dhe me pasojat ekonomike që i ka shkaktuar ajo.

Po ashtu përmend në mënyrë të veçantë për secilin shtet edhe ndihmën që e ka dhënë Bashkimi Evropian në këtë drejtim. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata njohu 11 Dhjetorin ,Alibeaj:Vendim në nivelin e skandalit, do e ankimojmë25 March 2022
Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë në Holandë mund të hynë me certifikatë, test negativ dhe karantinë 3 September 2021
Katër kandidatët për kryetarë komune në Haraçinë27 August 2021