Nga Vendi
19 October 2021
Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie, thirret në polici banori nga Gostivari

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Stacionin policor të Gostivarit, është thirrur një 44 vjeçar nga Gradeci i Gostivarit, duke vepruar në bazë të denoncimit se në mbrëmjen e 17/18 tetorit, rreth orës 21:00, gjatë festës me armë zjarri ka qëlluar përpara selisë së një partie politike në Negotinë të Pollogut. Është kryer inspektim nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar. Në vendin e raportuar janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy gëzhoja plumbi kurse prsonit të lartëpërmendur gjithashtu për ekspertizë është konfiskuar edhe një pistoletë që e posedonte me licencë.



Të ndryshme
Më shumë
Kreditorët e bankës Eurostandard kërkojnë dëmshpërblim nga shteti i Maqedonisë10 September 2020
Mbi një milion qytetarë janë regjistruar në Maqedoni20 September 2021
Imamit kosovar i pengojnë fotot e Rugovës e Skënderbeut, i largon derisa po mbahej një e pame10 August 2021