ShowBiz
20 October 2021
“Viti i dytë”, Gold AG tregon si po i ecin studimet për gazetari

Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG”, vitin e kaluar nisi studimet në një nga kolegjet private në Kosovë.

Ai është duke studiuar degën e gazetarisë dhe komunikimit masiv.

Reperi duket se ka qenë i suksesshëm në vitin e parë të studimeve, teksa ka bërë të nisur se sapo ka nisur vitin e dytë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram”, reperi nga Presheva shihet i buzëqeshur në një fotografi të publikuar nga brenda ambienteve të kolegjit ku po studion.

“Viti i dytë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke konfirmuar kështu se ka kryer me sukses vitin e parë.



Të ndryshme
Më shumë
Jehona provokon në kostumin e maces, bën poza të nxehta 2 November 2021
Era Istrefi në një lidhje me Julian Perreta? Këto imazhe zbulojnë të vërtetën (FOTO)12 September 2020
“Ndoshta është koha për një revolucion”, mesazhi i fortë i Era Istrefit për Shqipërinë18 October 2026