Nga Vendi
21 October 2021
Ulet interesimi për vaksinim në Maqedoninë e Veriut

Tashmë disa ditë shënohet ulje e ndjeshme e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar. Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar vetëm 2.379 doza të vaksinave. 700 si dozë e parë, 1.585 rivaksinime dhe 94 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Sipas të dhënave 800.103 qytetarë janë vaksinuar, dy doza kanë marrë 764.953, kurse me dozën e tretë janë injektuar 1.292 qytetarë.

Komiteti Kombëtar për Imunizimin ka miratuar vendimin me të cilin rekomandohet që qytetarët që janë vaksinuar dhe rivaksinuar me doza të “Sinovac” dhe “Sinofarm”, dozën e tretë mund ta marrin pas tre muajve nga rivaksinimi.

Vaksinimi me dozën e tretë do të bëhet me “Pfizer” dhe pa një termin të caktuar. Qytetarët të cilët kanë marrë lloje tjera të vaksinave, “Pfizer”, “AstraZeneca” ose “Sputnik V”, dozën e tretë mund ta marrin pas 6 muajve të kaluara nga rivaksinimi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lehtësuar disa masa anti-covid, duke shfuqizuar kufizimin e numrit të mysafirëve në një tavolinë nëpër lokale dhe duke lejuar rritjen e kapacitete deri në 50% të hapësirave të hapura e të mbyllura të objekteve hotelerike.



Të ndryshme
Më shumë
Topi i Artë 2025/ Drejtësia e vitit i takon…15 December 2025
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi10 October 2025
Panovski kundër Filipçes: Të vaksinuarit nuk janë më imun se ata që e kanë kaluar virusin25 August 2021