Nga Vendi
21 October 2021
Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallën e gomerëve

Rreth 90 persona të regjistruar në listën e zgjedhësve, nga një fshat i Delçevës, Nov Istevnik, në zgjedhjet e ditës së diel kanë votuar në një vend të pazakontë – në një fermë private të gomarëve.
Ndërtesa ishte shkollë deri në vitin 1985, por për shkak se nuk ka pasur nxënës të mjaftueshëm, tani është një ndërtesë private e përdorur si vendvotim për zgjedhjet, pa qendra të tjera votimi.

Në këtë fshat ka rreth 120 shtëpi dhe votimi u zhvillua para ndërtesës. Deri në orën 1 pasdite, kishte mbi 30 përqind pjesëmarrje në këtë vendvotim.

Kanal 5 raportoi se edhe në këtë vendvotim, votuesit po përballeshin me fingerprintin, gjoja sepse vendasit punonin ne arra dhe gishtat e tyre ishin të ndotur. Zgjedhjet janë mbajtur edhe më parë në këtë qendër votimi.



Të ndryshme
Më shumë
Si ushqehet Arta Elezaj për ta mbajtur trupin kaq në formë?12 March 2022
Shkëndija falënderon Agim Ibrahimin për bashkëpunimin27 June 2020
Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington22 August 2020