Nga Vendi
21 October 2021
Musliu: Komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në

Duhet të analizohet pjesëmarrja e ulët e mbështetësve të LSDM-së. Nuk besoj se në nivelin lokal qytetarët i ndëshkuan kryetarët e komunave për shkak të qeverisë qendrore, tha analisti Albert Musliu në “Studio 10″.

“Mendoj se Zaev e mori mesazhin e qytetarëve dhe pas qëndrimit dhe fjalëve të tij, mund të konfirmohet kjo. Se sa do ta zbatojnë këtë në LSDM do ta shohim në ditët në vijim.

Mendoj se komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në dhe pjesëmarrja e ulët e mbështetësve të tyre e shkaktoi këtë situatë. Javën tjetër do të shohim nëse gjërat ndryshojnë”, tha Musliu./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 83% e rasteve të reja prej 6 gushtit nuk kanë qenë të vaksinuar27 August 2021
Kosovë/ 13 të vdekur dhe 171 raste me COVID-1911 August 2020
Shpërthyen “Bomba” Të Reja, Përmenden Donçev, Zaev Dhe Ruskoska22 June 2020