Nga Vendi
11 July 2020
Policia është në kërkim të Vlladimir Pançevskit

Policia nuk mund ta gjejë gjykatësin e shkarkuar Vlladimir Pançevski dhe ta arrestojë, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi masën e paraburgimit pasi nëntë muaj nuk u paraqit në gjykim për rastin Akmis dhe kurdisjen e lëndëve te gjykatës të përshtatshëm, gjatë kohës kur ai ishte kryetarë i Gjykatës penale. Nga MPB zyrtarisht njoftojnë se për momentin Pançevski është i pakapshëm dhe se policia e kërkon atë ne më shumë lokacione. Pançevski akuzohet se në periudhën nga janari i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2016 ka ndikuar në shpërndarjen elektronike të lëndëve, ka dhënë urdhra dhe direktiva cila lëndë te cili gjykatës duhet të shkojë dhe me këtë ka bërë keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të kompetencave.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Berisha ka një mesazh për gratë që po përballen me kancer: Unë po e vazhdoj jetën njëjtë, duhet ta gjeni forcën17 August 2021
Pse duhet të hani shalqi çdo ditë, dhjetë arsye të forta për shëndetin27 July 2020
Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital15 October 2021