Nga Vendi
26 October 2021
Kjo është data kur do të ndërrohet ora

Akrepat e orës këtë të diel do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 31 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa.

Më 2019, Komiteti për Transport i Evropës votoi për t’i dhënë fund këtij ndryshimi në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet priteshin të futen në fuqi këtë vit. Por, anëtarët e BE-së ende nuk kanë rënë dakord për këtë plan dhe gjërat kanë ndryshuar. Pandemia dhe Brexit konsiderohen fajtorë për këtë vonim./21Media



Të ndryshme
Më shumë
Albatrit Muçiqi hoqi 18 kilogramë për gjashtë muaj28 June 2021
Regjistrohen 10 raste të reja me coronavirus në Maqedoni26 July 2021
Javën tjetër arrijnë ekipet mjekësore nga Suedia dhe Sllovenia, do të ketë ndihmë edhe nga Gjermania29 July 2020