Nga Vendi
26 October 2021
Bekteshi: Nuk ka nevojë për shpallje të krizës energjetike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se në bazë të analizave të bëra në Komisionin për shpallje të krizës energjetike, është konstatuar se në vend nuk do të shpallet krizë energjetike.

Gjithashtu përsëriti se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla.

“Thirra të gjitha kompanitë energjetike, prodhuesin e energjisë elektrike, operatorin e transmetimit, distributorin dhe Komisionin Rregullatorë për Energjetikë.

Biseduam rreth gjendjes aktuale, projeksioneve dhe analizave për javët dhe muajt në vijim dhe konstatim i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla”, tha Bekteshi.



Të ndryshme
Më shumë
Neshat Loki pjesë e “Shtip Fashion Days” që u mbajt në Shtip19 April 2026
Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest 5 July 2021
Mickoski uron 22 Nëntorin: Komuniteti shqiptar, me gjuhën, kulturën dhe vlerat e tij, është pjesë thelbësore e shtetit tonë22 November 2025