Nga Vendi
26 October 2021
Hoxha: Bashkëpunim me ASh-në vetëm për zgjedhjet lokale

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha në paraqitjen e tij të sotme deklaroi se nga ky subjekt politik mbeten në qëndrimin se duhet bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, me qëllim mposhtjen e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

I pyetur për shumicë të re parlamentare, Hoxha tha se për këtë do të diskutohet pas zgjedhje lokale.

“Mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë që së bashku me Aleancën për Shqiptarët ta mposhtim BDI-në në komunat ku marrim pjesë në raundin e dytë.

Këto janë zgjedhjet lokale, legjitimiteti për zgjedhjet parlamentare, pra për një qeveri të re vjen nga zgjedhjet parlamentare.

Mbetet të shihet pas zgjedhjeve se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të ecë skena politike më pas”, tha Hoxha./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Danja Koka do të prezantojë këtë emision në TCH 1 May 2025
VLEN: Taravari u vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, tani tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së 8 May 2025
Debati për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale përfundon pa votim – Mexhiti kritikon BDI-në për uljen e numrit të këshilltarëve29 May 2025