Nga Rajoni
26 October 2021
Tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës

Një grua për pak ka gjetur vdekjen në tentativë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33-vjeç, pasi në rrugën ‘Memo Meto’, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”, njofton policia.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. /Ora News/



Të ndryshme
Më shumë
Me siguri nuk e dinit! Ja si të aktivizoni logon e Apple në telefonin tuaj10 February 2021
Mot i ngrohtë me temperatura deri 40 gradë Celsius30 July 2020
Rama: Nga prilli përgjysmohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë18 March 2022