Nga Rajoni
21 June 2020
Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë.

Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse.

Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas OSBE’së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mijë votues kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë në Kosovë.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: Nuk është fer që Shkupi dhe Tirana nuk fituan datë për fillim të bisedimeve me BE-në24 June 2021
Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet 2 October 2026
‘‘Vajza e tij më tha na prish rendin e na ndalin vizitën’’, vëllai i Jakup Krasniqit tregon pse s’arriti ta takonte vëllain e tij18 November 2026