ShowBiz
28 October 2021
Konkurrenti i “Përputhen” publikon bisedën me produksionin lidhur me largimin e tij

Në emisionin e kaluar në “Për’puthen Prime”, u përjashtuan dy konkurrentët, Bajo dhe Hyseni, ndërsa u eliminuan nga vajzat, Doriani, Artani dhe Aleksi.

Por, ky i fundit reagoi menjëherë duke thënë se nuk është eliminuar nga vajzat, por ka dashur të largohet vetë.

“Më kanë ardhur shumë mesazhe që thonë se kur dilni shani produksionin, unë nuk po shaj askënd dhe as nuk do flas, do flas vetëm me fakte”.

Ditën e djeshme ai ka publikuar një bisedë në platformën sociale “Whatsapp” me një nga pjestarët e stafit të “Për’puthen”.

“U tha se më eleminuan gocat shikoni ditën dhe bëni lidhjen me ditën e programit”, ka shkruar Aleksi.

Në foto shihet që biseda është bërë ditën e enjte dhe emisioni Prime xhirohet të nesërmen, pra të premten dhe transmetohet të shtunën.



Të ndryshme
Më shumë
Revokohen 18 licenca të prodhuesve të marihuanës mjekësore 6 February 2026
Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n22 September 2026
Fushata lokale nis me tone të ashpra – përplasje mes liderëve politikë në Maqedoni29 September 2025