Nga Vendi
28 October 2021
Borissov: Pakica bullgare duhet të jetë pjesë Kushtetutës së RMV-së

“Që të ketë mbështetje për Maqedoninë e Veriut, pakica bullgare duhet të jetë pjesë e Kushtetutës së tyre”.

Këtë e ka thënë ish-kryeministri bullgar dhe kryetar GERB, Boyko Borissov, në takimin e sotëm me përfaqësuesit organizatave bullgare në Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut nuk ka mik më të afërt se Bullgarinë. Duhet të gjejmë mënyrë për t’i përmirësuar marrëdhëniet tona. Gjithë bota demokratike qeshet në diplomacinë tonë të keqe. Për ne është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së”, tha Borissov.

Përfaqësuesit e organizatave bullgare kërkuan nga Borissovi, të zgjidhen çështjet për të drejtat e njeriut dhe thanë se kanë të drejtë të ndihen si bullgarë, por duke shtuar, se në Maqedoni trajtohen sikur të mos ekzistojnë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 462.000 qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni13 August 2021
Almak Sport nga Mirela Haxhiaj në AlmakPress 5 March 2026
BE-ja heq Maqedoninë nga lista e vendeve të sigurta31 August 2021