Nga Vendi
29 October 2021
Ahmeti: Nuk mendoj se do të dorëhiqet Zaevi

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në “ClickPlus” ka komentuar paralajmërimin e partnerit të koalicionit, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev se nëse humb Shkupin do të paraqesë dorëheqje.

Ahmeti tha se nuk mendon se do të dorëhiqet Zaevi, pasi siç tha, ai ka marrë mandat për të udhëhequr politika qendrore, dhe jo lokale.

“Nuk mendoj se zotëri Zaev do të paraqesë dorëheqje. S’kanë asgjë zgjedhjet lokale me zgjedhjet e përgjithshme. Zaev ka marrë mandat për të udhëhequr politikat qendrore. Nuk ka konkurruar Zaevi për kryetar komune”, tha Ahmeti.

Duke folur për zgjedhjet lokale, tha se më 17 tetor BDI është fituese absolute.

“BDI ka fituar në zgjedhje para 10 ditëve me 17 tetor dhe ka fituar bindshëm përballë të gjithë konkurrenteve dhe është gati, ka shënuar rritje edhe më tej nga viti 2020”, tha Ahmeti./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski kërkoi falje për gabimet e të kaluarës 2 August 2020
Djali i Cimes tregon anën e panjohur të humoristit13 September 2021
Daut Memishi: Dhurimi i gjakut, akt human që shpëton jetë 8 October 2025