Nga Vendi
31 October 2021
Prokuroria heton denoncimet lidhur me zgjedhjet lokale në Maqedoni

Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale njofton se në vazhdimësi po ndjek situatat në lidhje me procesin zgjedhor.

“Prokurori Publik në Shkup është i pranishëm në zyrën e SPB Shkup nga ku bashkërisht në kuadër të aksionit operativ Zgjedhjet 2021, ndiqen të gjitha ngjarjet në lidhje me parregullsitë zgjedhore”, thonë nga PTHP.

Po ashtu nga Prokuroria njoftojnë se PTHP Koçan mbrëmë ngriti kallëzim penal kundër dy personave për blerje votash, ndërsa prokurori menjëherë i dha urdhër MPB-së që të kontrollohen denoncimet.

“Deri te Komisioni, përmes adresës elektronike gjatë ditës së djeshme arritën denoncime nga një organizatë joqeveritare e që ka të bëjë me presione dhe kërcënime ndaj vëzhguesve përmes komenteve në rrjete sociale.”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë me vëmendje po ndjekin zbatimin e zgjedhjeve në gjitha komunat ku ka garë për kryetar komune./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ilir Meta: Pas 11 majit çdo lek i taksave do të shndërrohet në infrastrukturë dhe shërbime moderne 3 May 2025
Rifillon projekti energjetik Shqipëri–Maqedoni e Veriut, ndërtohet linja strategjike 400 kV 3 April 2026
Robelli: Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij26 September 2026