Nga Vendi
31 October 2021
Tetovë, rritet dalja në zgjedhje në krahasim me rrethin e parë deri në ora 15:00

Gjatë tetë orëve të votimit në rrethin e dytë në komunën e Tetovës deri në ora 15:00 kanë votuar 25.551 qytetarë, ndërsa të drejtën e votës në këtë komunë e kanë 85.577 qytetarë.

Në përqindje janë 30.99 për qind dhe më së shumti nga pesë komunat ku votohet ka rreth të dytë për kryetar komune.

Tearca ka dalje prej 22:71% ose 5.096 qytetarë nga gjithsej 22.450 votues, në Bogovinë 24.01 ose 6.793 nga gjithsej 28.307. Komuna e Bërvenicës ka dalje prej 27.91% ose 4.389 votues nga 15.732.

Në Zhelinë kanë votuar 29.45% ose 7.210 qytetarë nga gjithsej 24.485 votues./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia lider i infektimeve në rajon! Më shumë të vdekur në Bullgari, më shumë teste në Serbi24 July 2020
Zaev, Rama dhe Vuçiq përmes video konferencës do të bisedojnë për “Shengenin e Vogël”29 June 2021
BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe” 4 July 2025