Nga Vendi
31 October 2021
Rezultatet në Komunën e Çairit me 6,63% vota të numëruara

Komuna e Çairit është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Visar Ganiu nga BDI dhe Bekim Sali nga ASH/AA. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Me 6,63% të votave të numëruara, me 878 vota është në avantazh kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, kundrejt Bekim Sali të ASH/AA me 661 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 44,73%, apo 25.974 qytetarë që kanë votuar, nga 58.208 gjithësejt me të drejtë vote.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rriten divorcet në Gostivar, për çdo muaj shkurorëzohen nga dhjetë çifte 7 July 2021
Seancë konstituive të Kuvendit më së voni për 20 ditë, duhet ta konvokojë Xhaferi16 July 2020
Filipçe prezanton një rezolutë me vija të kuqe dhe zgjidhje të propozuara për të vazhduar rrugën evropiane25 September 2025