Nga Vendi
31 October 2021
Fatmir Dehari prin në Kërçovë, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje nga 53 vendvotime të numëruar nxjer Fatmir Deharin duke prirë në Komunën e Kërçovës.

Nga 53 vendvotime të numëruara, Fatmir Dehari ka 53.61% ose 4.339 vota kundrejt Aleksandar Jovanovskit nga OBRM-PDUKM i cili ka 3.572 vota ose 44.14%.

Ndryshe, më herët edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Kërçova është ndër komunat ku BDI ka korrur fitore.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Asllani largohet nga Interi, por jo tek Atalanta – Romano hedh poshtë zërat e fundit 1 August 2026
Pendarovski: Vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet të kryhet pa vonesë23 September 2021
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 202628 March 2026