Teknologji
2 November 2021
Ora e mençur e Facebook do të ketë kamerë, pritet të lansohet në treg gjatë vitit të ardhshëm

Kompania Meta që dikur njihej si Facebook, është duke punuar në tri gjenerata të orëve të mençura, e tani është shfaqur një detaj interesant.

Orët e mençura të kompanisë Meta do të mund të shkrepin fotografi dhe të xhirojnë klipe, e siç raporton Bloomberg, “renderi” shfaq orën e mençur që i ngjan shumë Apple Watch me një ekran të thellë, brenda të cilit është e vendosur një kamerë, transmeton Telegrafi. 

Zhvilluesi i aplikacioneve Steve Moser, ka gjetur “renderin” në aplikacionin që përdoren për syzet Ray-Ban Stories AR.

Përveç karakteristikave të përmendur, ora e mençur ka kornizën e punuar nga çeliku. E Moser pretendon se brenda aplikacionit tregohet sesi ora do të duhej të kishte emrin Milan, dhe të mundësojë fotografim dhe filmim të videove.

Meta planifikon që ta prezantojë orën në vitin e ardhshëm, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. Bëhet fjalë për tri gjenerata prodhimesh që do të lansohen në treg në periudha të ndryshme. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020
Memishi: Si pasojë e keqmenaxhimit komunën e Tearcës e kemi gjetur me rreth 1 milionë euro borxh14 November 2025
Mickoski paralajmëron masa nëse rriten çmimet e naftës 7 March 2026