Nga Vendi
12 July 2020
Shkup, një person duke ikur nga policia është h edhur në Lumin Vardar

Dje një person nga Shkupi E.A. (33) duke ikur nga polica është hedhur në lumin Vardar.

Policia po e arrestonte E.A. të cilit iu ishte caktuar masa e paraburgimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë të imigrantëve”.

Në një moment, personi ka sulmuar policinë dhe ka filluar të ikë.

Polici gjuajti disa plumba në paralajmërim, ndërsa E.A. u hodh në lumin Vardar, notoi në skajin tjetër dhe vazhdoi drejt rrugës “Vardarska”. Polici u hodh pas tij në lumë, pas së cilës u lëndua, thonë nga Ministria e Brendshme.

Dy orë më vonë, pranë Qendrës së Transportit, E.A. u gjet dhe u arrestua./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Fansat e PDK-së: “O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”19 October 2021
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021
MASH Maqedoni: Aplikimi për akomodim në konviktet për nxënësit përfundon më 15 korrik 5 July 2021