Nga Vendi
5 November 2021
A Do Të Mbetet Besa Në Qeveri, Hoxha Me Konferencë Në Ora 14:00

A do të dalë ose do të mbetet në Qeveri Lëvizja Besa, për këtë temë gjatë ditës në orën 14 do të flasë sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, njofton Monitor.mk.Konferenca për shtyp siç njoftojnë nga Besa do të mbahet në selinë e kësaj partie në Shkup. Kujtojmë, të gjithë këto pikëpyetje lindën pasi Komisioni Shtetërorë i zgjedhjeve vendosi për ri-votim në një vend votim në Zhelinë, për të cilin kishte reaguar paraprakisht Hoxha, i cili nëpërmes një statusi kishte shkruar që Zhelina që lindi Besën mund të bëhet shkak edhe për prishjen e Qeverisë.Më pas kishte deklaruar për media se në qoftë se pyetet ai, Lëvizja Besa del nga kombinatorika qeveritare./Monitor.mk



Të ndryshme
Më shumë
Rënie alarmante e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut, vetëm 468 milionë euro në vitin 202518 April 2026
Sela: Zaev asesi nuk mund të largohet nga mendësia e tij mesjetare!23 September 2021
Irani angazhohet: nuk do të prodhojmë kurrë armë bërthamore17 June 2026