Nga Vendi
19 November 2021
Rexhepi: Do të ngrejë iniciativë për bashkimin e forcave progresive

Deputeti Kastriot Rexhepi ka realizuar një takim me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Pas këtij takimi, ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, si rrjedhojë e vendimeve dhe aktiviteteve të tij politike, ka vendosur të ngre iniciativë politike joformale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut- EVROPA 21- për bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend, posaçërisht në prag të Samiteve vijuese në Bashkimin Evropian.“Tashmë kam realizuar hapin e parë, dhe më iniciativë timen, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Zaev, sot pata takim produktiv me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku prej së afërmi u njoftova me të gjithë proceset nga politika e jashtme lidhur me eurointegrimet e vendit. Ashtu edhe siç prita, mora dëshmi për numrin e madh të aktiviteteve që po ndërmerren nga ana jonë, por edhe nga ana e miqve ndërkombëtarë për t’u zhbllokuar procesi, aktivitete në të cilat besoj plotësisht dhe për të cilat do të kontribuojë me gjithë kapacitetin tim politik”, ka shkruar Rexhepi.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Reformat e Maqedonisë drejt BE-së të maten me kritere dhe jo me politika ditore14 February 2026
Prifti italian vjedh €100 000 nga fondet e kishës për droga dhe festa homoseksuale24 September 2021
Kasami: Vëmendje të veçantë bujqive, produktet e tyre të shiten edhe në Evropë (Foto)30 June 2020