Nga Vendi
19 November 2021
Mickoski: Alternativa nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski informon se është në komunikim të përditshëm me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe beson se kjo parti nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

“Me Gashin komunikoj çdo ditë. Nuk kam dilemë, por mbetet në zgjedhjen e tij. E fundit është se Gashi është në koalicion me Selën, i cili u formua në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale tani.

Këshilltari i Gashit në Këshillin e Qytetit të Shkupit e ka përkrahur kryetarin e ri, Trajko Sllaveski. Kemi raporte korrekte”, thotë Mickoski për “Utrinski Brifing”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet23 September 2026
"I ke dalë kundër Zotit", "Zoti na i ka nda gjinitë", përplasje mes Vjollcës dhe Arlindës për orientimin e saj seksual21 November 2026
​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen16 November 2026