Nga Vendi
23 November 2021
Avokati i Popullit: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve

Avokati i Popullit shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

“Momentet kur ndodhin tragjedi të tilla janë momente kur të gjithë jemi pa fjalë, të shtangur nga humbja e jetëve njerëzore. Pamjet tronditëse që vijnë nga vendi i aksidentit nuk na trishtojnë dhe hidhërimin e lajmit se kanë humbur jetë të shumë të rinjve.

 

I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të udhëtarëve të vdekur dhe njëkohësisht shpresojmë në një hetim të shpejtë dhe efikas, i cili për një moment do të jetë një lloj ngushëllimi për jetët e humbura.

Kjo është tragjedi e madhe, e cila na ka goditur të gjithë neve, të cilët sinqerisht vajtojmë vdekjen e udhëtarëve”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Serie A mbështet Malagò-n, klubeve u kërkohet pozicion për drejtimin e federatës italiane13 April 2026
Maqedoni, nga 1 tetori anulohet brenga e kamatave të majme22 September 2021
Edhe të 145 të infektuar, 6 të vdekur dhe 171 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë18 July 2020