Nga Rajoni
26 November 2021
EMRAT/ Masakra në Deçan, identifikohen 3 nga 4 nga viktimat e sulmit me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën, ku një autobus me fëmijë është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gllogjan.

Sipas informacioneve paraprake flitet se të vdekur kanë mbetur 4 persona, shoferi i autobusit, fatorino dhe dy nxënës.

 

Personat e vdekur gjatë sulmit janë: Gani Gjokaj – shoferi, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj nxënësit. 

Personi i katërt ende nuk është identifikuar. 

Ndërkohë, disa persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

 “Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, - bën me dije Policia e Kosovës./syri.net



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski nga Kumanova: Dilni në votim është sigurt, zgjidhni siguri12 July 2020
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 13.810 vaksina28 July 2021
Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje, Angelov: Resurset mund të mos mjaftojnë në rast të zjarreve të mëdha21 June 2026