Nga Rajoni
26 November 2021
Aksident masiv në Milot-Mamurras, dyshohet se njëra makinë shoqëronte Berishën

Përfshihen në aksident disa makina në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë tre persona janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina. Njëra dyshohet se është makina shoqëruese e Berishës në takime.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident. Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.



Të ndryshme
Më shumë
37 raste të reja me Kovid-19, 4 viktima dhe 131 të shëruar14 September 2020
Zyrtarizoi lidhjen në ditën e lindjes, Arilena ndan foton e ëmbël me partnerin29 July 2020
Shengyl Ismaili reagon sërish: Mos qofsh femër e pavarur e “mother fuc***” në Kosovë, se kërkush nuk t’don26 August 2021