Nga Rajoni
26 November 2021
Reagon Glauk Konjufca për rastin në Gllogjan

Ka reaguar edhe kryeparlamentar i Kosovës Glauk Konjufca në lidhje me ngjarjen e sontme që tronditi Gllogjanin. Ai ka shprehur dhimbje për ngjarjen ndërsa fton organet e rendit që sa më parë të zbulojë autorët.

“Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë.

Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.

I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, u shpreh ai në një status në facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovë, jehona e votimit deri në orën 13:00 shkon në 19.8%14 February 2021
Kërkohet të ketë më shumë gra në tryezën e dialogut Kosovë-Serbi31 August 2021
Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë, flet ministri Bekteshi... 14 October 2021